zoom

Sport

Liga e Kombeve, hidhet shorti për fazën finale, goglat rezervojnë përballje titanësh

Sot në Nion të Zvicrës është hedhur shorti i gjysmëfinaleve të Ligës së Kombeve, e cila do të luhet në Holandë në qershor.

Supersfidsa e këtyre gjysmëfinaleve do të jetë ajo mes Italisë dhe Spanjës.

Të besuarit e Roberto Mancinit, do të sfidojnë “furinë e kuqe” më 15 qershor në Enschede të Holandës.

Takimi tjetër që do të plotësojë gjysmëfinalet është mes Holandës dhe Kroacisë, të cilët do të përballen më datë 14 qershor. Këto dy takime do të luhen në orën 20:45.

Finalja e madhe e Nations Ligë, do të luhet më 18 qershor në Roterdam.

Nërsa ndeshja për vendin e tretë do të luhet në të njëjtën datë, por në orën 15:00. /zoom.al/