zoom

Bota

Li Yundi: “Princi i Pianos” në Kinë arrestohet pasi kërkoi shërbimin e një prostitute

Pianisti i artë i Kinës, Li Yundi është vendosur në pranga sepse kërkoi shërbimin e një prostitute. Policia e Pekinit në njoftimin zyrtar shkroi: “Një 39-vjeçar dhe një punonjëse seksi 29-vjeçare kanë pranuar veprën e paligjshme. Ata u kapën pasi policia mori informacione nga qytetarët”.

Ndonëse autoritetet nuk e publikuan emrin e pianistit, ishin mediat kombëtare ato që konfirmuan identitetin e tij. Ky lajm ishte një shok për shoqërinë kineze, e cila e njeh si “Princi i Pianos”. Shoqëria e Pianistëve Kinezë tha se do të rishikonte anëtarësinë e Li pasi ai përfaqëson tani “ndikim ekstremisht negativ shoqëror”.

Qëndrime të tjera u ndanë midis mbrojtjes për jetën e tij personale dhe paralajmërimit për të famshëm të tjerë “të pamoralshëm” të Kinës. Ligji i vendit parashikon se ata që kërkojnë shërbimin e një punonjëseje seksuale qëndrojnë nën arrest për 15 ditë dhe gjobiten deri në 782 Dollarë.

Në moshën 18-vjeçare, Li ishte personi më i ri në Kinë që fitoi çmimin e parë prestigjioz ndërkombëtar në Konkursin e Pianos së Shopenit. Që prej asaj kohe, ai ka interpretuar në skenat më të rëndësishme botërore.