zoom

Bota

Lëvizjet e fundit të Rusisë, reagon Ukraina: Duhet t’i tërhiqni të gjitha trupat nga kufiri!

Ukraina reagon pas nisjes së tërheqjes së trupave ruse. Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, thekson se “Rusia duhet të tërheqë të gjitha forcat e saj të mbetura nga kufiri i përbashkët i vendeve”, raporton “BBC“.

“Ne kemi një rregull: mos besoni atë që dëgjoni, besoni atë që shihni”, u tha ai gazetarëve pas raporteve që disa trupa ruse po ktheheshin në bazë, duke shtuar se, “kur të shohim një tërheqje, do të besojmë në një përshkallëzim”.

Ai shton se rruga diplomatike që Ukraina po ndiqte me aleatët e saj po punon për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.