zoom

Aktualitet

Lëvizje deri në orën 22:00! Hyn sot në fuqi ora e re policore

Nga sot, ndalimi i lëvizjes do të nisë në orën 22:00. Një ditë më parë, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në mbledhje me Komitetin teknik të Ekspertëve ka theksuar se duke analizuar përmirësimin e situatës javët e fundit kanë vendosur që ora e re policore të jetë nga ora 22:00- 06:00 të mëngjesit

Gjithashtu pas më shumë se dy muajsh mbyllje, për shkak të përmirësimit të situatës pandemike në Britaninë e Madhe është vendosur dhe hapja e fluturimeve me këtë shtet.

“Kjo e hënë është afati i fundit i masave të reja shtrënguese anti-COVID të vendosura nga Komiteti Teknik, ku ora policore fillon në 20:30 deri në 06:00.

Komiteti ka vendosur sot; Të zgjasë orën e lejuar të qarkullimit të qytetarëve nga 20:00 në 22:00 nga dita e nesërme, 12 prill. Po kështu zgjatet me 2 orë edhe aktiviteti i bareve dhe restoranteve. Por e theksoj se nuk ndryshon asgjë nga protokollet e sigurisë.

Do të vijojnë të mbeten në fuqi të gjitha masat. Masa fillon nga dita e hënë. Impkati do të monitorohet në vazhdimësi për një periudhë 2 javore. Gjithashtu Komiteti ka propozuar rihapjen e fluturimeve me Britaninë. Kemi pasur edhe një arsye tjetër që na ka motivuar në vendimin tonë, lehtësimi i agjërimit për besimtarët myslimanë që nis në 13 prill.

Gjithashtu duke marrë në konsideratë përmirësimin e ndjeshëm të situatës së epidemisë në Mbretërinë e Bashkuar”, njoftoi dje ministrja.