zoom

Politikë

Lëvizja për Ndryshim dorëzon listat e kandidatëve për deputetë, Topalli e para në 4 qarqe

Partia Lëvizja për Ndryshim është e para që dorëzoi listat shumëemërore në KQZ. Jozefina Topalli kryeson listën e qarkun e Tiranës, Durrësit, Lezhës dhe Shkodrës. Për partitë politike në vend, dita e sotme është afati i fundit që të dorëzojnë emrat e kandidatëve për deputetë, të cilet do të garojnë për zgjedhjet e 25 prillit. Afati i fundit për dorëzimin e këtyre listave pranë këtij institucioni është ora 00:00.

Deri më tani janë bërë publike disa emra nga të gjithë forcat politike, e megjithatë listat zyrtare pritet të dorëzohet sot. Kujtojmë se opozita e bashkuar ka lidhur në marrëveshje parazgjedhore, ku përfshihen PD, LSI dhe aleatët e tyre, ndërsa PS nuk ka bërë deri tani asnjë marrëveshje.

Ndërkohë që kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi dhe presidenti Ilir Meta i janë drejtuar me një kërkesë qeverisë, ministrisë së Brendshme dhe Kuvendit që të shtyhet afati i kartave të identitetit që skadojnë para 25 prillit.

Ndërkaq dje, ambasadorja amerikane Yuri Kim bëri paralajmërimin e fundit për partitë politike, ku u kujton që kandidatët duhet të jenë të pastër, ndërsa tha se shqetësimi më i madh i votuesve shqiptarë janë korrupsioni, mungesa e transparencës dhe pandëshkueshmëria.