zoom

Të gjitha

Leo Messi tregohet bujar, u bën dhuratë shokëve të ekipit te Argjentina nga një iPhone ari

Kupa e Botës ishte trofeu i vetëm që i mungonte sulmuesit Leo Messi në palmaresin e tij dhe ai ka gjetur një mënyrë të veçantë për të falenderuar shokët e ekipit te Argjentina.

Kapiteni i Albiceleste ka vendosur t’iu dhurojë shoqëruesve të tij në udhëtim “Katar 2022” një iPhone 14 me një këllëf ari të personalizuar, në të cilin stema e Argjentinës është gdhendur me tre yjet e Kupës së Botës të fituara dhe fjala Champions 2022.

Kostoja e përgjithshme e dhuratës është 175,000 mijë paund, e barabartë me rreth 200,000 euro.

Secili prej futbollistëve do të mundë ta ketë të shënuar emrin e tij të gdhendur bashkë me logon e Federatës Argjentinase të Futbollit.

Messi synon t’ua japë dhuratat lojtarëve në ndeshjet e ardhshme të Argjentinës, të cilët do të zbresin në fushë më 23 mars në Buenos Aires (stadiumi Monumental) kundër Panamasë. /zoom.al/