Trajneri i PSG-së, Christophe Galtier ka konfirmuar se Lionel Messi do të largohet nga parizienët gjatë verës.
Duke folur në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Clermont, Galtier tha:
“Kam pasur privilegjin të drejtoj lojtarin më të mirë në historinë e futbollit. Do të jetë ndeshja e fundit e Leos në Parc des Princes kundër Clermont”, tha tekniku francez.
Messi iu bashkua Paris SG me objektivin e madh për të fituar trofeun e Champions League, por zhgënjeu në të dyja vitet. /zoom.al/
Bëhuni pjesë e Zoom.al 👇👇
Related Posts
None found