zoom

Aktualitet

Lëkundje tërmeti në vend! Ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda

Një lëkundje sizmike është ndjerë pak më parë në detin Adriatik.

Lëkundja sizmike me magnitude 4.2 Rihter është ndjerë në disa qytete të vendit tonë.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në det, 11 kilometra larg Lezhës, në Detin Adriatik dhe 53 km nga qyteti i Durrësit.

Tërmeti është regjistruar rreth orës 22:00 të mbrëmjes së sotme.