Aplikacion
Ata akuzohen se legalizuan një pallat në zonën bregdetare të Kunës në Shëngjin, në shkelje të ligjit. Akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit janë mohuar nga të pandehurit.
Gentjan Malotaj (në foton kryesore), Artur Shabaku, Artmir Maxhuni dhe Redi Brunga, do të përballen në gjykatë me veprat penale të “shpërdorimit të detyres” dhe “falsifikimit të dokumenteve”, e kryer në bashkëpunim.
I pandehur për këtë çështje është marrë dhe pronari i subjektit Adriano Uldedaj, ndaj të cilit është ngritur akuza e “ndërtimit pa leje”. procesi ndaj tyre zhvillohet në gjendje të lirë.
Pallati që është legalizuar në shkelje me ligjin është ndërtuar nga kompania “Rozafa A”, administrator i të cilës është shtetasi Uldedaj. Kompania që drejtohej prej tij është pajisur me leje për ndërtimin e gjashtë kateve mbi tokë dhe një nën tokë, por një përfundim ka ndërtuar 4 kate shtesë pa leje. Pavarësisht shkeljes së hapur të lejes së ndërtimit, Malotak dhe Shabaku e kanë pajisur këtë pallat me leje.
Leja për ndërtimin e pallatit është dhënë në vitin 2021, ndërkohë që në aktin e ekspertimit që është kryer dy vite më vona, janë pikasur 4 katet e ndërtuara jashtë lejës së ndërtimit.
Aktualisht Kadastra e Lezhës pothuajse është e shkrirë që nga zinxhiri komandues, për shkak të hetimeve të Prokurorisë për tjetërsimin e tokave në “Ranën e Hedhun”, Shëngjin dhe Kune.
Mbi 20 zyrtarë vitet e fundit janë hetuar, akuzuar, gjykuar apo dënuar. Së fundmi u morën nën hetim dhe pezulluan nga detyra 13 prej tyre, për çështjen e tokave te “Rana e Hedhun”. /ZOOM.AL/
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet