zoom

Aktualitet

Legalizuan pallatin pa leje, Apeli lë në fuqi pezullimin e kreut të Kadastrës dhe përgjegjësit

Gjykata e Apelit, ka lënë në fuqi pezullimin nga detyra të Drejtorit të Agjencisë së Kadastrës në Lezhë, Gentian Malotaj dhe përgjegjësit të legalizimeve Artur Shabaku, të cilët janë vënë nën hetim për “shpërdorim detyre”.

Vendimi u dha nga gjyqtari Astrit Kalaja, i cili e cilësoi të drejtë kërkesën e prokurorisë së Lezhës dhe vendimin e gjykatës së shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për dy zyrtaret e Agjencisë së Kadastrës. /ZOOM.AL/