zoom

Bota

“Legalizimi i drogave, e drejtë e njeriut”! Profesori i shquar hap debat

Një profesor i Universitetit Columbia po diskuton për legalizimin e të gjitha drogave, pasi ai beson se është një e drejtë themelore për të rriturit e përgjegjshëm të zgjedhin atë që vendosin në trupat e tyre.

Dr. Carl Hart mori vëmendje kohët e fundit me botimin e librit të tij: “Përdorimi i drogës për të rriturit: Ndjekja e lirisë në vendin e frikës” (Drug Use for Grown-ups: Chasing Liberty in the Land of Fear), në të cilin ai diskuton përdorimin e heroinës, duke e krahasuar atë me konsumin e alkoolit.

Autori dhe profesori i psikologjisë argumenton se “drogërat duhet legalizohen, bazuar në dekadat që janë shpenzuar duke hulumtuar drogërat psikoaktive dhe efektet e tyre mbi njerëzit”.

Hart paraqiti një argument kushtetues gjatë një interviste me Fox News, duke komentuar:

“Është premtimi origjinal Amerikan.”

Ai iu referua Deklaratës së Pavarësisë ndërsa vazhdoi:

“Ne i konsiderojmë këto të vërteta si të vetëkuptueshme, që të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë, se ata janë pajisur nga Krijuesi i tyre me disa të drejta të patjetërsueshme, ku midis tyre janë jeta, liria dhe ndjekja e lumturisë.”

Hart më tej lidh Deklaratën e Pavarësisë me përdorimin e drogës, duke shpjeguar se ai shkroi librin e tij për të “paraqitur një imazh më realist të përdoruesit tipik të drogës: një profesionist i përgjegjshëm që ndodh të përdorë drogëra në ndjekjen e tij të lumturisë”.

Profesori shton:

“Gjithashtu, doja të kujtoj publikun se asnjë qeveri dashamirëse nuk duhet të ndalojë të rriturit autonom të ndryshojnë vetëdijen e tyre, për sa kohë që nuk cënojnë të drejtat e të tjerëve.”

Duke folur për Fox News, Hart vuri në dukje se ka aspekte të tjera të jetës së përditshme që janë të rrezikshme, dhe megjithatë nuk janë kriminale.

Ai komentoi:

“Mendoni për aksidentet automobilistike. Janë 40,000 amerianë çdo vit që humbin jetën në autostradë për shkak të makinave. Askush nuk thotë, ‘nuk jeni i shqetësuar për faktin se i kemi këto vetura në dispozicion?’ Jo, ne thjesht përpiqemi të rrisim sigurinë e këtij aktiviteti.”

Nga ana tjetër, legalizimi dhe rregullimi i drogërave në një mënyrë të ngjashme me mënyrën sesi rregullojmë aktivitete të tjera potencialisht të rrezikshme mund ta bëjë përdorimin e tyre më të sigurt, për shembull duke siguruar që ato të mos jenë të kontaminuara.

Hart ka theksuar se drogërat e legalizuara mund të jenë gjithashtu një burim i të ardhurave nga taksat dhe se kriminalizimi i substancave ka pasur ndikime negative te të varfrit dhe njerëzit me ngjyrë.

“Kjo ka të bëjë me lirinë tonë. Ka të bëjë me mua që unë mbroj lirinë tënde dhe ti lirinë time.”

Ndërsa disa njerëz kanë kritikuar përdorimin e drogës dhe deklarat e tij për legalizim, Hart thjesht inkurajon njerëzit të lexojnë librin, në mënyrë që të kuptojnë plotësisht bindjet e tij, duke theksuar se “argumentet e përdorura i kanë marrë një kohë të gjatë”.