zoom

Politikë

Lefter Maliqi thirrje për revolucion: Të largojmë diktatorin

Lefter Maliqi, i cili në këto zgjedhje kandidoi me LSI-në, por që nuk fitoi një mandat deputeti ka bërë thirrje për të ngritur në protesta dhe nisur kështu një revolucion.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Maliqi shkruan se duhet një reagim si një urgan popullor për të rrëzuar atë që e cilëson si uragan popullor.

“Largoni Diktatorin sot nesër do jetë vonë.Ose të ngrihemi, ose të pranojmë diktaturën; ose revolucion demokratik, ose të pranojmë masakrën e elektorale; ose protesta masive, ose të pranojmë sundimin e krimit, oligarkëve, bandave dhe mafies qeveritare”, shkruan Maliqi.

Sakaq ai thekson se koha nuk pret dhe se duhet të reagohet që tani.

“Ose uragani popullor të vërshojë të marrë përpara makinerinë e miliona eurove që blen votat, dinjitetin, të ardhmen e shqiptarëve, ose të heshtim para krimit, korrupsionit, kapjes se institucioneve. Mos bli,mos merr shërbim nga asnjë kompani që ndihmon në instalimin e diktaturës, bojkoto bizneset e oligarkeve.Ose liri e demokraci, ose nënshtrim. Koha nuk pret! Reago, ngrihu, ose hesht e ik!”, shkruan në postimin e tij, Maliqi.