zoom

Të gjitha

Ledjana e “Për’puthen” çift me Mevlanin, njohja në televizion dhe kërcënimi i lidhjes me hyrjen e Antonelës në mes

Në muajin mars, pas shumë takimesh Ledjana dhe Mevlani u deklaruan vetëm për njëri-tjetrin në “Për’puthen”. Tashmë marrëdhënia mes tyre është akoma më e fortë dhe dita-ditës çifti afrohen akoma më shumë bashkë.

Në rrjete sociale, ata shfaqen të pandarë nga njëritjetri dhe nuk mungojnë dedikimet e dashurisë. Mirëpo, pak ditë më parë Ledjana i surprizoi të gjithë. Ajo i dha një dhuratë Mevlanit, që ishte një ndër më të veçantat dhe brenda mbante një deklaratë shumë të fortë. Ajo i dhuroi një kornizë, brenda së cilës ishte shkruar “Të dua”.

Kjo është hera e parë që Ledjana i thoshte Mevlanit “Të dua”, ndaj këto fjalë dhe dhurata e saj i surprizoi të gjithë. Madje, ajo ftoi Mevlanin që të ulej pranë saj në kolltuk dhe ai pranoi e i dhuroi një puthje në ballë.

Kujtojmë se deklarata e tyre për njëri-tjetrin ka ardhur pas 8 muajsh që ata kanë qenë pjesë e programit, ndërkohë që për të fituar Mevlanin, ajo ka pasur një konkurrencë të fortë me rivalen e saj, stilisten nga Shklodra, Antonelën. Gjatë kohës që ishin duke shijuar një gotë verë në shoqërinë e njëri-tjetrit, Mevlani i tha Ledjanës se është brenda në emision vetëm për të.

“Siç të kam lënë gjithmonë të lirë, kështu do të lë. Siç ta kam dhënë unë ty, kërkoj sinqeritetin tënd, asgjë më tepër nga ty. Unë di të them që aty brenda jam vetëm për ty. Unë nuk shoh asnjë person tjetër aty”, u shpreh Mevlani, teksa e pyeti Ledjanën nëse edhe ajo do të bënte të njëjtën gjë.

Ledjana u rezervua në takim dhe përgjigjen e shumëpritur ia dha në emision para të gjithëve. “Unë i them që jam vetëm për të në program dhe nuk më intereson asnjë djalë tjetër”, tha ajo para se të ngrihej nga karrigia dhe t’i dhuronte Mevlanit një puthje në faqe.

Publiku e kujton situatën kur në takimin e tyre, Mevlani surprizoi Ledjanën duke i dedikuar një këngë. Me vargjet “e bukur dhe magjike… e bukur sikur zana…”, Mevlani e emocionoi jo pak vajzën.

“Do të jap një përqafim, më emocionove, më bëre të dal nga vetja!”, tha ajo. Ndërkohë, Mevlani tha se kjo ishte hera e parë që i dedikonte dikujt një këngë, duke qenë se parallelisht me këtë eksperiencë ai prezantohet edhe si këngëtar.

“Kjo është kënga e parë që e bëj me dedikim, teksti është posaçërisht për ty”, u shpreh ai për vajzën që ka hobi palestrën. Por nuk vonoi shumë dhe nisi përçarja me hyrjen e Antonelës në mes. Vajza nga Shkodra me batutat dhe provokimet e saj nuk e la asnjëherë të qetë Ledjanën, duke kërkuar dhe ajo një këngë nga Mevlani.

Madje me Antonelën ai u puth duke e komentuar si momentin që i kishte pëlqyer shumë. Xhelozia e kësaj tresheje e mbajti gjallë programin për javë të tëra, por tashmë Mevlani e ka bërë zgjedhjen e tij, dhe ajo është Ledjana.