zoom

Aktualitet

Lazaratasit sfidojnë ambasadoren Kim: Eja për vizitë, po kthehemi në fshat turistik (Video)

Banorët e Lazaratit kanë ftuar ambasadoren amerikane Yuri Kim të vizitojë këtë fshat.

Një ditë pas deklaratës së DASH ku udhëzonte qytetarët amerikanë të mos udhëtonin drejt Lazaratit për shkak të pasigurisë prej dhunës e krimit, vetë banorët janë shprehur të indinjuar për etiketimin që u është bërë.

Banorët thonë se nuk duhet të përbaltet emri i Lazaratit dhe mikpritja, pavarësisht të shkuarës.

Ata pohojnë se fshati po orientohet drejt turizmit, teksa sipas tyre gjatë ditëve të fundit nuk kanë munguar turistët amerikanë e polakë.

Një reagim për deklaratën e Ambasadës amerikane ka patur edhe grupseksioni i PD-së në këtë zonë, duke i ofruar mirëpritjen stafit të ambasadës amerikane për të vizituar Lazaratin e për të parë nga afër realitetin në të cilën jetojnë banorët.

Ambasadorja Kim ka udhëtuar në Shqipëri  në shumë zona nga veriu e jugu, por tani ka marrë edhe një ftesë nga banorët e Lazaratit.