zoom

Sport

Largimi i Messit nis të dhembë, sponsorët kryesorë largohen nga Barcelona

Barcelona vendosi të heqë dorë nga Lionel Messi në këtë verë dhe bashkë me ish-kapitenin, largohen edhe shumë kontrata fitimprurëse.

Kontrata me sponsorin kryesor, Rakuten, e mbyll kontratën në verën e ardhshme dhe nga Spanja bëjnë me dije se kompania japoneze ka vendosur të mos e zgjasë më tej.

Ndërkohë, edhe Nike, sponsori teknik, historik i Barcelonës, po e rishikon kontratën, duke menduar ndarjen me Barcelonën pas shumë vitesh bashkëpunim.