zoom

Politikë

Largimi i Mark Markut, cili deputet do ta zëvendësojë

Partia Demokratike ka marrë vendimin më të fundit që drejtuesi i ri i qarkut politik të Lezhës të jetë deputeti Agron Gjekmarkaj.

Gjekmarkaj do të zëvendësojë Mark Markun, i cili mori vendimin e beftë për dorëzimin e mandatit të deputetit për shkak për mos pajtimit të vendimeve të Bashës dhe hyrjes në Parlament me njohjen e rezultatit të zgjedhjeve.


Gjekmarkaj një ditë më parë me anë të një statusi në rrjetet sociale do të shprehej se ishte pro vendimin të Bashës sa i përket përjashtimit të Berishës.

Statusi i plotë në Facebook:

Mardhënjet solide me SHBA janë një detyrim jo thjesht pragmatik për Lulzim Bashen dhe PD por për gjithë kombin shqiptar.

Një pohim të tille na e dikton historia dhe interesat strategjike të se nesermes ! PD është themeluar si parti pro amerikane e pro perendimore! LDK-ja në Kosove dhe PD në Shqiperi u bënë zedheneset e para të kombit shqiptar për të rivendosur aleancat strategjike me boten perendimore ! Shqiptaret kishin vonese shekullore ndaj e kishin të madh nxitimin për tu rikthyer aty ku deshiron të ishin! Kombi shqiptar ka permbushur të drejtat e veta nga mbeshtetja e ketij vendi të madh e mik !

PD sukseset e saj më të medha i ka patur kur ka shkelqyer në mardhenje me SHBA-të dhe ngecjet kur ato mardhënjie janë cenuar ! Një perspektive antiamerikane është e paimagjinueshme për PD qoftë kur në Uashington janë Demokratet qoftë kur aty ulen Republikanet ! Luften e saj politike dhe as fitoren e saj të ardhshme PD nuk e mendon kurrë në konflikt me SHBA-të pertej takses traumatike e lenduese që po i takon të paguajë !

Tashmë kundershtari ynë politik nuk e ka më monopolin e raporteve me SHBA as të manipulimit të tyre ! Mund ta akuzojmë sa të duam Lulzim Bashen për menyren e zgjedhur për çeshtje të së kaluares por jo që vendosi ta riktheje PD-në në misionin për të cilen u krijua si fuqia politike që çon Shqiperinë drejt Perendimit dhe sjell standartet e tij ketu ! Konfliktin tonë me SHBA e deshiron vetem kundershtari ynë !