zoom

Politikë

Larg publikut prej 48 orësh, ja ku do ta shohim sonte Edi Ramën

Prej mbrëmjes së të mërkurës kreu i qeverisë, Edi Rama nuk është shfaqur më në publik.

Kohë kjo që përkon edhe me shpërthimin e skandalit “Rama-McGonigal”, ku dyshohet se kryeministri shqiptar ka ndërhyrë për të hetuar një lobues të Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nuk dihet me saktësi nëse “zhdukja” e tij ka të bëjë me këtë ccështje, por dje Zoom.al mësoi se ai po qendron larg publikut edhe për shkak se është në gjendje jo të mirë shëndetësore, pasi është prekur nga virozat e stinës.

Por sot mësohet se Rama pritet të marrë pjesë në aktivitetin e FSHF-së që do të organizohet në TKOB, për shpalljen e lojëtarëeve më të mirë. Federata Shqiptare e Futbollit konfirmoi ftesën për të.