zoom

Aktualitet

Lamtumirë Mateo! 8-vjeçari përcillet në banesën e fundit

Përcillet në banesën e fundit 8-vjeçari Mateo Vasia. Vogëlushi që u rrëmbye ditën e djeshme nga fqinji kriminel Klodian Çalamani dhe u vra e gropos në oborrin e banesës është përcjellë nga dhjetëra njerëz, banorë të fshatit, por edhe të afërm të tjerë të ardhur nga zona të tjera.

Të gjithë janë në lot për vogëlushin që u vra tragjikisht nga 38-vjeçari, teksa kishte dalë të luante me biçikletë si çdo ditë të fëmijërisë së tij.

Në ceremoni merrte pjesë edhe deputeti Taulant Balla si dhe kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi.