zoom

Bota

Lamtumirë karantinë! Franca drejt rihapjes, publikohet data kur çelen restorantet dhe kafenetë

Franca po shkon drejt rihapjes për këtë verë. Ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran deklaroi se më 19 maj do të hapen restorantet dhe baret, por vetëm ambientet e tyre të jashtme.

Nga ana tjetër shifrat janë optimiste në Francë, pasi për herë të parë nga marsi, pacientët në terapi intensive kanë rënë nën 5 mijë.

Ndërkohë një tjetër lajm i mirë për Francën është se turistët e huaj mund të hyjnë në vend nga 9 qershori nëse kanë një certifikatë vaksinimi ose test PCR negativ.

Nga ana tjetër po shqyrtohet edhe shkurtimi i orës policore, nga 7 në 11 të darkës.