zoom

Aktualitet

LAJMI I FUNDIT/ Qëllohen dy policë në Mamurras. Dyshimet e para

Dy efektivë policia janë plagosur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në mesditë, në Mamurras, në rrethana ende të panjohura.

Dy efektivët kanë marrë plagë në këmbë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga plumbat është plagosur edhe një qytetar.

Paraprakisht dyshohet për një shkëmbim zjarri mes policisë e disa personave.

Pritet që dy efektivët e policisë të merren në pyetje nga kolegët për të hedhur dritë  mbi ngjarjen. /Zoom.al