zoom

Aktualitet

LAJMI I FUNDIT/ Policia shoqëron 7 kontrollorë të Rinasit

Policia ka shoqëruar 7 nga kontrollorët ajrorë të cilët ishin pjesë e protestës, që pezulloi edhe fluturimet në aeroportin e Rinasit.
Shoqërimet vijnë pas një dite të gjatë kërcënimesh e lincimesh publike nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e transporteve Belinda Balluku.
Prokuroria mësohet se ka nisur edhe hetimet për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.
Kontrollorët e ndërprenë punën pasi prej 1 viti qeveria u ka përgjysmuar pagat.
Qeveria thotë se ndërprerja e punës së tyre cënon sigurinë kombëtare dhe e quajti aktin “grusht shteti”.
Vec akuzave, gjatë gjithë ditës së djeshme Rama e Balluku nisën një fushatë të rrezikshme populiste duke folur për paga të larta të kontrollorëve.
Por për 5 vjet si drejtore e AlbControl, Balluku nuk pati asnjëherë ankesa për pagat e kontrollorëve.
Qeveria thotë se pagat u ulën si pasojë e pandemisë, por kontrollorët thonë se janë prekur vetëm pagat e tyre dhe jo pagat e bordit që emëron qeveria. /Zoom.al