zoom

Aktualitet

LAJMI I FUNDIT/ Plagosja në Mamurras, arrestohet polici dhe 3 të afërm të ish-deputetit Mhill Fufi

Policia ka arrestuar 4 persona për ngjarjen e djeshme të ndodhur në Mamurras, ku u plagosën dy efektivë të saj dhe një qytetar.

Në pranga ka përfunduar polici i patrullës, David Madani, i cili plagosi dy kolegët e tij me armën e shërbimit gjatë një konflikti me disa të rinj.

Janë arrestuar edhe Gjon Fufi, Nikoll Fufi dhe Rudolf Fufi, të afërm të ish-deputetit Mhill Fufi. /Zoom.al