zoom

Aktualitet

Lajm i fundit/ Gjendet i pajetë 29-vjeçari që masakroi bashkëshorten në Fier

Është gjetur i vrarë 29-vjeçari Demokrat Medinaj, që vrau me thikë bashkëshorten e tij 28-vjeçare Irvana Medinaj, mbrëmjen e kaluar në Fier.

Trupi i pajetë është gjetur në fushën e mbeturinave, në Fier, ndërsa nuk dihet ende nëse është vrarë apo vetëvrarë.

Së fundmi u zbardhën detaje tronditëse të vrasjes së të ndjerës. 28-vjeçarja ishte 6 javë shtatzënë, ndërsa u godit me thikë në të gjithë trupin nga i shoqi, 29-vjeçari Demokrat Medinaj. Krimi tragjik ndodhi në sy të dy fëmijëve të mitur të çiftit 6 dhe 4 vjeç.

Xhaxhai i viktimës është shprehur se çifti nuk ka pasur konflikte me njëri-tjetrin. Ata ishin martuar me mblesëri dhe jetonin në lagjen “Sheq i madh”, në qytetin e Fierit. Dy të rinjtë kanë debatuar me njëri-tjetrin dhe më pas bashkëshorti e ka qëlluar 31 herë me thikë të renë. Menjëherë pas krimit, autori i ngjarjes u largua nga banesa.