zoom

Politikë

Lajmet për hartën ku Kosova ishte Serbi, Rama: Spanja nuk e njeh si shtet. Ju jeni e keqja e vendit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot mbi disa lajme se si ministrja e Energjisë Belinda Balluku nuk ka reaguar kur homologët e saj spanjollë shfaqën një hartë europiane ku Kosova shënohej si pjesë e Serbisë.

Rama rikujtoi se Spanja, që nuk e njeh Kosovën, atë hartë përdor për rajonin  dhe se asgjë e keqe nuk ndodhi për 1 minutë që doli ajo hartë.

Reagimi i Ramës:

Kinse patriotët kanë gjetur punë sot duke u marrë me një hartë të prezantimit të presidentit të gjigandit spanjoll Melia Group në konventën e turizmit, ku mungonte Kosova!Dihet që Spanja ashtu e ka hartën e rajonit po asgjë e keqe s’i erdhi kombit nga dalja 1 minutë e asaj harte! Shqipëria s’është Irani ku të ftuarve në konferenca ndërkombëtare u kontrollohen prezantimet dhe as konventa s’ishte sheshbeteja diplomatike për njohjen e Kosovës nga Spanja! E keqja kombit tonë i vjen bash nga ata që merren tërë ditën me kësi luftrash pa lidhje mes shqiptarësh!