zoom

Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ Lëkundje të forta sizmike në vend, magnituda 5.1

Lëkundje të forta sizmike u ndjenë në vend, pak sekonda më parë.

Mësohet se epiqendra e tërmetit me magnitudë 5.1 ka qenë në Lezhë, ndërkohë që thellësia u regjistrua 2 km.

Lëkundjet e tokës janë ndjerë gjithashtu në Shkodër, Tiranë dhe zonat përreth. Teksa mbetet për t’u parë nëse kemi të bëjmë me dëme, duhet thënë se nga raportimet aktuale tërmeti cilësohet si i fortë.

*Lajmi mbetet në përditësim