zoom

Aktualitet

Lajm i fundit/Gjenden të vdekur një burrë dhe një grua në Kavajë

Dy persona janë gjetur të vdekur sot në katin e dytë të një pallati në Kavajë. Ata janë shtetasi M.J i moshës 60-vjeçare dhe shtetësja A.Ll 50 vjeçe.

Policia bën të ditur ata janë gjetur të dy pa shenja jete dhe dhune, çka ka ngritur dyshimin se mund të jenë asfiksuar nga gazi.

 

Njoftimi i Policisë

 

Më datë 27.11.2021, rreth orës 17:45, në Golem, në katin e dytë të një pallati, janë gjetur në banesën e shtetasit M.J,  pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi M. J., 60 vjeç banues në Golem  dhe shtetasja A. Ll., 50 vjeçe, banuese në Tiranë.

 

Nga hetimet paraprake dyshohet se kanë humbur jetën një ditë më parë si pasojë e asfiksisë nga gazi.

 

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të ngjarjes.