zoom

Slider

Lajm bombë nga Barcelona! Laporta kërkon të sjellë Cristiano Ronaldo-n në Camp Nou

Rikthimi i Joan Laporta-s si President te Barcelona ka rikthyer shpresat tek tifozeria, e cila pret me padurim kthimin e katalanasve në majën e futbollit evropian.

Prandaj ai nuk u frikësohet blerjeve të mëdha, edhe pse duket si një ëndërr e madhe. Cristiano Ronaldo të luajë bashkë me Lionel Messi-n, në Camp Nou, është kjo dëshira e presidentit të klubit.

E ardhmja e Ronaldos te Juventus është në pikëpyetje, teksa po flitet shpesh për një largim të tij nga ekipi. Megjithatë kualifikimi në Champions League, ditën e fundit të sezonit bëri që ai ta mendojë dy herë këtë gjë.

Po ashtu 5-herë fituesi i Topit të Artë është lidhur edhe me ekipe si Manchester United apo skuadra e tij e parë Sporting Lisbon.

Megjithatë edhe kalimi, në dukje i pamundur, i Cristiano-s tek Barcelona mund të jetë i mundshëm. Kjo do të thyente shumë zemra që dikur i ka ngritur peshë, tifozët Los Blanco-s i janë gëzuar 4 Kupave Champions me yllin e tyre portugez.

Për të marrë Cristiano-n, Laporta është gati të shesë Antonie Griezmann, Philippe Coutinho dhe Sergi Roberto.