Aplikacion
Zyra për media e Presidentit të Serbisë ka bërë me dije se takimi Vuçiç-Lajçak do të fillojë në ora 18:00.
Presidenti serb më herët ka deklaruar se në takimin me Lajçakun, ndër të tjera, do të diskutojë edhe për votimet për heqjen e kryetarëve të komunave në veri të Kosovës.
“Referendumi për largimin e kryetarëve të komunave në veri të Kosovës është një tjetër mashtrim i Albin Kurtit, për këtë do të flas në ditët në vijim. I dërguari i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, vjen në Beograd më 15 mars dhe pas kësaj do të shpjegoj se çfarë po planifikon Kurti”, kishte thënë ai.
Lajçak ka vizituar Kosovën javën që shkoi ku ka takuar zëvendëskryeministrin Bislimi me të cilin ka folur për zbatimin e marrëveshjeve të arritura dhe çështjen e dinarit. /ZOOM.AL/
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet