zoom

Bota

Ky është shteti i parë amerikan që e ndalon TikTok

Qeveria e Montanës nënshkroi një projekt-ligj të mërkurën që ndalon TikTok në këtë shtet.

Greg Gianforte shkroi në Twitter se ai ka ndaluar TikTok në Montana “për të mbrojtur të dhënat personale dhe private të Montanans nga Partia Komuniste Kineze”, duke u bërë zyrtarisht shtetin e parë që ndalon aplikacionin e mediave sociale.

Ligji i diskutueshëm vjen pasi disa ligjvënës federalë kanë kërkuar ndalim kombëtar të TikTok. Por pritet të kundërshtohet në gjykatë.

Projektligji do të hyjë në fuqi në janar dhe aplikacioni do të ndalohet të përdoret në Montana.

Kush ofron mundësi për qasjen tek TikTok nga kjo kohë do të gjobitet me 10.000 dollarë.