Aplikacion
Sektori i Krimeve të Rënda bëri me dije se ndaloi shtetasin në kërkim Agron Bejdolli, i njohur edhe si krahu i djathtë i Landi Muharremit, apo Aleksandër Laho, ose siç njihet me nofkën “Rrumi”, i shpallur në kërkim dhe prej vitesh në konflikt me Ksandër Nogën, në një sagë hakmarrëse mes tyre.
Bejdolli është pikërisht personi që shikoni në këtë foto më sipër.
“Ky shtetas është me masë sigurie arrest në burg për “heqje paligjshme të lirisë (pengmarrje)” në bashkëpunim me Rrumin, të dy vëllezërve Indrit dhe Gentian Beqiraj në tetor 2022”, tha policia lokale.
Bejdolli u kap i fshehur në shtëpinë e një kushëriri të tij në Spitallë të Durrësit. Dy vëllezërit Beqiraj dyshohet se ishin paguar nga Noga që të survejonin dhe sulmonin “Rrumin” në Sukth *të tre në foton më sipër), por atentati dështoi dhe ai i mori peng. Laho akuzohet edhe për rrahjen e biznesmenit libanez në Rinas, Fadi Mitri, për tokat e Lalëzit, si dhe një dosje korrupsioni, po për çështje trualli. /ZOOM.AL/