zoom

Të gjitha

Ky është këngëtari shqiptar që po korr sukses në Turqi

24-vjeçari shqiptar, Albin Hasani po korr mjaft sukses në Turqi pasi projektet e tij muzikore janë renditur në top listat muzikore.

Nëpërmjet një lidhje virtuale me Skype ai ka folur për emisionin “ABC e Mëngjesit” ku dhe ka treguar se ishte shumë e vështirë që të promovohej në tregun muzikor vendas.

Ndër të tjera ai ka zbulur se ka shkuar në Turqi në vitin 2008 me prindërit e tij, të cilët janë diplomatë.

“Ishte shumë e vështirë për mua që ta gjeja veten në top listat turke pasi siç çdo i huaj dhe mua nuk më njihnin.

Puna që bëjnë prindërit e mi ka bërë që të shkoj në Turqi. Mami dhe babi im janë diplomatë dhe ne kemi ardhur që në vitin 2008 dhe jetojmë këtu”, u shpreh ai.

Albini ka treguar po ashtu se ai është dhe teksshkrues i këngëve të veta, të cilat siç thekson ai nuk janë romancë ashtu si janë në përgjithësi hitet që gjenden në treg.

“Unë mundohem që tekstet e këngëve të mos i bëj romancë pasi i shkruaj vetë. E para në Apple Music dhe Top Chart 2020 në Turqi nuk kemi shumë të ardhura nga klikimet krahasuar me ato që fitohen në Europë dhe Amerikë”, është shprehur ai.