zoom

Aktualitet

Ky është ish-efektivi i policisë që ekzekutoi gruan pak më parë në Elbasan

Është identifikuar autori i vrasjes në Elbasan, ndodhur vetëm pak minuta më parë.

Bëhet fjalë për ish-efektivin e policisë, Koço Buzo.

Ai qëlloi për vdekje me kallashnikov bashkëshorten e tij, Liljana Buzo, në afërsi të gjykatës në Elbasan.

Nga të shtënat u plagos edhe avokati i saj, G.T 57 vjeç.

Pas vrasjes autori qëndroi në vendin e ngjarjes, ku u prangos nga policia. /Zoom.al