zoom

Aktualitet

Ky është Floriani, 17-vjeçari që vrau komshiun për hakmarrje në Lezhë

Ky është Florian Përvathi, i cili mori gjakun e babait të tij, Gjon Përvathit. Ai ishte 4 vjeç kur humbi të atin. I mituri nuk e pa kur fqinji i tyre Ndue Lekgjonaj e qëlloi me pushkë dhe e la të vrarë brenda në zetor. As kur autori duke u larguar me shpejtësi për të mos u kapur nga policia, i aksidentoi vëllanë e madh.

Por ishte në shtëpi kur nëna e tij Martine Përvathi, 40 vjeçe piu helmin në prani të motrës së saj dhe vdiq menjëherë pasi i vranë të shoqin dhe i aksidentuan djalin, pasi mendoi se i vdiq edhe ai.

Mëngjesin e sotëm, Floriani ka shkuar te shtëpia e 65-vjeçarit Lekgjonaj, ka hyrë në pjesën e portës së shtëpisë dhe i është vënë nga mbrapa viktimës, duke e qëlluar dhe duke i shkaktuar plagë. Pas disa sekondash, ai i është afruar dhe e ka qëlluar sërish, duke e lënë të vdekur në vend. Menjëherë pas ngjarjes, i riu është vetëdorëzuar.

Sa i përket autorit të vrasjes së babait të të riut, dyshohet se ndodhet në një vend në Australi. Ai ka kryer disa vite burg dhe më pas është larguar nga Shqipëria.