zoom

Aktualitet

Ky është afati/ Tjetër mundësi për maturantët, rihapen aplikimet për formularin A1/A1Z

Ministria e Arsimit u ka dhënë një tjetër mundësi maturantëve për të plotësuar formularin A1/A1Z.

Lajmi bëhet i ditur nga ministrja Evis Kushi, e cila u bën thirrje maturantëve të shfrytëzojnë mundësinë për të kryer aplikimin në datat 8-13 shtator 2021.

“Pas kërkesave të shumta të të rinjve që kanë përfunduar maturën dhe ende nuk kanë plotësuar formularët A1/A1Z, i ftoj të shfrytëzojnë mundësinë për të kryer këtë aplikim në datat 8-13 shtator 2021”, shkruan Kushi.

Plotësimi online i Formularit A1Z do të kryhet në shkollat ku maturantët apo kandidatët kanë kryer arsimin e mesëm të lartë ose në shkollën e përcaktuar nga KMSH-ja e vendbanimit, nëse shkolla e mesme që kanë përfunduar është mbyllur.

Ky aplikim është vetëm për kandidatët që kanë përfunduar të gjitha detyrimet e maturës shtetërore dhe plotësojnë formularin vetëm për aplikim në institucionet e arsimit te lartë.