zoom

Sport

Ky ekip i Serie A kërkon Xhakën nga Arsenali

Largimi i Dzeko-s dhe dëmtimi i Pellegrini-t prishi planet e merkatos së Romës, që deri para këtyre dy episodeve këmbëngulte për t’i afruar trajnerit Mourinho, Granit Xhakën.

Tërheqja e verdhekuqëve nga ky objektiv e la sërish shqiptaro-zviceranin te Arsenali, por mundësitë që ai të transferohet në Serinë A mund të jenë sërish në merkaton e janarit, por te një tjetër skuadër.

Sipas asaj që raportojnë mediat sportive italiane, Juventusi është interesuar për marrjen e Granit Xhakës, që nga trajneri Allegri shihet si emri i duhur për të lidhur mesfushën me sulmin, që në këto ndeshje të para ende pa fitore në Serinë A, duket se është problemi kryesor i bardhezinjëve.

Formula e preferuar nga Juventusi është ajo e shkëmbimit dhe për këtë, sipas mediave italiane, Arsenalit i është ofruar një lojtar mjaft premtues; Weston McKennei. Amerikani u afrua te Juve nga trajneri Pirlo dhe pëlqehej prej këtij të fundit, por me Allegrin gjërat kanë ndryshuar dhe këtë sezon e ka nisur duke ngrohur stolin.

Nga ana tjetër, te Arsenali lojtari mund të gjejë më shumë hapësira, për më tepër që drejtuesit e topçinjëve mendojnë se ai mund të përshtatet shpejt me Premier League, nisur nga karakteristikat që ka.

Ajo që mund të nxisë edhe më shumë Arsenalin në këtë shkëmbim është edhe mosha e lojtarëve, me Xhakën 28 vjeç, ndërsa McKennei 23 vjeç.