zoom

Politikë

Kuvendi sot në seancë plenare, Ina Zhupa interpelancë me ministren Margariti

Sot në orën 10:00, Kuvendi mblidhet për seancë plenare. Në rendin e ditës përfshihet interpelanca e deputetes së PD, Ina Zhupa për ministren e Kulturës Elva Margariti. Në kërkesën e saj, Zhupa tha se prej mungesës së vëmendjes kanë degraduar monumentet e trashëgimisë kulturore dhe sipas saj, industria e ndërtimit po dëmton pasurinë kulturore të shqiptarëve.
Zhupa mori rastin e Teatrit Kombëtar dhe Projektit të Velierës duke thënë se janë dëshmi e trajtimit të paligjshëm të trashëgimisë kulturore.

Po ashtu diskutohen një sërë projektligjesh, mes tyre marrëveshja për krijimin e task-forcave të përbashkëta në fushën e sigurisë me Maqedoninë e Veriut.