zoom

Ekonomi

Kushtetuesja caktoi datën, Tabaku takim me profesionistët e lirë: Po shkatërrohet shtresa e mesme

Deputetja e Partisë Demokratike, së bashku me Emilia Koliqin dhe këshilltarin ligjor të PD-së, Marash Logu, ka zhvilluar një takim në kryesinë e Kuvendit me disa përfaqësues të profesionistëve të lirë.

Tabaku shprehet se ata po taksohen padrejtësisht, ndërsa thekson se kjo betejë është “kundër një sistemi të pandershëm që po gërryen vendin dhe shkatërron shtresën e mesme”.

“Kjo është një betejë e drejtë! Kjo është një betejë kundër një sistemi të pandershëm! Kjo është beteja nga ku nis mbrojtja e shumicës ndaj një sundimi të pakicës!”, u shpreh demokratja.

Reagimi i plotë:

“Bashkë me kolegen Emilia Koliqi  dhe këshilltarin ligjor Marash Logu takuam dje një përfaqësi të Profesionistëve të lirë nga avokatia, taksat, auditues, marketingu dixhital, kodues edhe jo vetëm. Një falenderim i veçantë dhe përzemërt për të gjithë pjesëmarrësit në takimin e djeshëm në kryesinë e kuvendit.

Kjo betejë nuk është thjesht kundër një takse të padrejtë, por në thelb është kundër një sistemi të pandershëm që po gërryen vendin dhe shkatërron shtresën e mesme. Një sistem i korruptuar që ka zhbërë çdo parim të taksimit duke taksuar mendjen njësoj si një karrige. Ndaj beteja në Kushtetuese është beteja kundër një sistemi.

Dhe me çduket, Gjykata Kushtetuese ndërsa ne ishim duke biseduar për të koordinuar energjitë tona vendosi 18 qershorin si ditë për të shqyrtuar të gjithë paditë bashkarisht në një seancë publike!

Kjo është një betejë e drejtë! Kjo është një betejë kundër një sistemi të pandershëm! Kjo është beteja nga ku nis mbrojtja e shumicës ndaj një sundimi të pakicës!”. /ZOOM.AL/