Aplikacion
“Ata që pa ju thënë ma kanë premtu votën, e s’ma kanë dhënë, ju rafte kanceri, sida dhe Covid19”, shkruante Morina në Facebook, i cili më pas e zbuti mallkimin duke hequr kancerin dhe sidën.
Pak orë më vonë, kur ky postim u publikua nga mediat vendase, Morina ka sqaruar deklaratën dhe thotë se këtë mallkim e ka pasur për “ata që vullnetarisht janë lajmëruar për të më votuar, por edhe lobuar, dhe në fund se kanë dhënë as votën e tyre”.
“Unë për ta e kam pas fjalën, dhe jo për qindra mijëra njerëz që s’më njohin, e as nuk i njoh”, shton ai.
Më tej ai akuzon mediat se kanë abuzuar me fjalët e tij dhe u bënë thirrje njerëzve që të kuptojnë humorin e tij në postim dhe i akuzon se nuk dinë të lexojnë.
“Është interesant se shumë lexues që janë edhe të shkolluar nëpër podrume, e sidomos ata të pas luftës, nuk dinë të lexojnë. Ooo milet, mësohu të lexosh njëherë, e pastaj komento. Tash këtë status timin sigurisht që nuk e botojnë, sepse atyre ju duhen vetëm postimet që ju shërbejnë linçimit te njerëzve të pafajshëm”, përfundon reagimin Haki Morina.