zoom

Aktualitet

Kush po mjekohet në fshehtësi? Vrasja në Elbasan, gazetari: U plagos dhe një tjetër person

Ngjarja kriminale që tronditi dje Elbasanin nuk ka katër të plagosur, por pesë.

Gazetari Spartak Koka deklaroi në Opinion se një person tjetër është plagosur dhe po mjekohet fshehurazi.

“Janë 5 persona deri më tani të shpallur në kërkim, njëri prej tyre dyshohet të ketë mbetur i plagosur në vendngjarje dhe po merr mjekim, sipas informacionit operativ, po merr mjekim fshehurazi. Po punohet nga strukturat e policisë për ta kapur, por dyshohet se po mjekohet në mënyrë të fshehtë” tha Koka.

Mesditën e djeshme rreth orës 14:00 në lagjen “5 Maji”, përpara zyrës elektorale të PD-së në Elbasan ndodhi përplasja me armë me prapavijë politike. Në përfshirë ishin dy grupe, PS dhe PD. Nga grupi i PS-së, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit humbi jetën Pjerin Xhuvani dhe u plagos dhëndri i tij, Eltjon Bodinaku.

Jo zyrtarisht, gazetari Spartak Koka tha se një tjetër person është plagosur dhe po mjekohet fshehurazi në shtëpi. Në kërkim për ngjarjen është shpallur Kelmend Xhaferri i njohur edhe si Kel Çami.