zoom

Aktualitet

Kush po gënjen për vrasjen e Martinit? Ministri dhe drejtuesi i Krimeve përplasen me njëri-tjetrin

Kakofonia mbi ngjarjen tragjike pranë shkollës “Fan Noli”, vetëm po shtohet.

Përveç përplasjeve media-institucione, këto të fundit po përplasen me njëra-tjetrën.

Një mospërputhje e deklaratave rë ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha dhe zv.drejtorit të Krimeve në Tiranë, Erjon Isamili është “benzina” për zjarrin e madh që është ndezur pas vdekjes së 14-vjeçarit Martin Cani.

Hoxha një ditë më parë reagoi duke thënë se në ngjarjen e shkollës “Fan Noli” ka qenë vetëm një autor dhe se kjo vërtetohet nga kamerat.

Por dy ditë më parë, Erjon Ismaili, zv.drejtori i Krimeve ka deklaruar në emisionin “Opinion” se nuk ka video nga momenti i sherrit të adoleshentëve, ku mbeti i vdekur Martin Cani.

Pasi gjeti fajtorin (median), këtë herë ministri Hoxha duhet të gjejë gënjeshtarin.

VIDEO: