zoom

Politikë

“Kush më mirë sesa mua…”/ Najada Çomo zbulon arsyen përse pranoi ftesën e PS-së

Shefja e Infektivit, Najada Çomo, e cila është pjesë e listave të Partisë Socialiste për kandidate si deputete në zgjedhjet e 25 prillit, ka treguar arsyen se pse e pranoi këtë ftesë.

Në një videomesazh të publikuar në faqen zyrtare të Facebook-ut të kryeministrit, Çomo theksoi se kush më mirë se ajo mund të reflektojë punën e madhe të bërë në spitalet Covid-19, ndërsa masat e vendosura nga qeveria i cilësoi efikase.

“Pasi mbarova Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, në 1985-ën, jam punësuar në Spitalin Infektiv. E pranova ftesën sepse kush më mirë se mua ta reflektojë punën e madhe të bërë në spitalet COVID, besoj të vlefshme, për mbarëvajtjen e shëndetit të popullatës dhe për ta bërë më të mirë këtë pjesë të politikës që jemi sot një nga motivet e forta për të vazhduar punën në mënyrë korrekte ka qenë dhe suporti i kryeministrit Edi Rama në mbarëvajtjen e kësaj pandemie. Ajo që na nevojitet më shumë nga të gjitha është që duhet të besojmë tek masat dhe e ardhmja, që besoj se do të jetë më e mirë se sa sot”, tha Çomo, e cila është e dyta në listën e PS-së për qarkun e Tiranës.

Më tej shtoi:

“Unë e pranova ftesën sepse kush më mirë se mua mund ta reflektojë punën e madhe të bërë në spitalet COVID, besoj të vlefshme, për mbarëvajtjen e shëndetit të popullatës dhe sigurisht për ta bërë më të mirë këtë pjesë të politikës që jemi sot. Një nga motivet e forta për të vazhduar punën në mënyrë korrekte ka qenë dhe suporti maksimal i kryeministrit Edi Rama në mbarëvajtjen e kësaj pandemie. Ajo që na nevojitet më shumë nga të gjitha është që duhet të besojmë shumë tek masat dhe e ardhmja, që besoj se do të jetë më e mirë se sa sot”.