zoom

Politikë

Kush kryesoi mes socialistëve në qarkun e Tiranës

Pas përfundimit të numërimit të votave për subjektet politike këtë të mërkurë rinis sërish numërimi i votave për të gjithë kandidatët për deputet në parlament në qarqet e Shqipërisë.

Tirana është dhe qarku më i madh ku Partia Socialiste do të nxjerrë 18 deputete. Sipas të dhënave të KQZ-së, deri më tani ku ka filluar numërimi i votave për kandidatët në disa qendra votimi ajo që vihet re është se në krye të listës si më i votuari është ish-ministri Fatmir Xhafaj me 3417 vota.

Ndërkohë sipas të dhënave, pas Xhafajt renditet ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku me 2383 vota.

Ndërkohë deri më tani ajo që vihet re është se ministri për Diasporën dhe një ndër figurat më të shumëpërfolura në radhët e Socialistëve, Pandeli Majko, i cili qëndron i 19-i në listën e kandidatëve rrezikon mandatin, ndërsa sa i përket votave ai deri më tani ka grupuar 75 vota.