E shtunë, 25 Qershor, 2022
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt
Zoom.al
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Shqiptarët
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Login
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Shqiptarët
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
No Result
View All Result
Zoom.al
Home Aktualitet

Kush janë dy kryebashkiakët që do çojë Rama në SPAK?

Nga Dritan Leli te Jorgo Goro, ja lista e kryebashkiakëve të rrezikuar

26/05/2022
in Aktualitet, Politikë, Slider
0
Kush janë dy kryebashkiakët që do çojë Rama në SPAK?
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Pak javë më parë kryeministri Edi Rama teksa sulmonte Prokurorinë e Posaçme, paralajmëroi edhe dy nga të zgjedhurit e vetë në pushtetin vendor se do t’i denonconte për korrupsion.

Ai nuk bëri të ditur asgjë tjetër, ndërsa nisën aludimet se cilët ishin kryebashkiakët që do të denonconte vetë në SPAK.

Kësaj dileme i dha një farë qartësie ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili në një dalje të posaçme për mediat, teksa bëri të ditur se kishte çuar në SPAK ish-drejtoreshën e Agjencisë së Trajtimit të Pronave, tha se për të njëjtën çështje po hetoheshin edhe dy kryebashkiak në zonat bregdetare.

Pra një e dhënë kjo që e kufizoi edhe më shumë rrethin e kryebashkiakëve që do të denoncohen nga Rama.

Kjo pasi kryebashkiakët që drejtojnë bashki që kanë dalje në det janë vetëm 8, nga të cilët 2 skualifikohen direkt nga kjo listë, pasi janë zgjedhur në këto detyra vetëm pak javë më parë.

Pra bëhet fjalë për bashkitë e Shkodrës dhe Durrësit, të cilat kanë drejtues të rinj.

Pra në listë mbeten kryebashkiakët e Fierit, Divjakës, Lezhës, Vlorës, Himarës dhe Sarandës.

Ai i Lezhës dhe Sarandës me shumë mundësi mbeten sërish jashtë kësaj liste pasi kanë vetëm 3 vjet në detyrë, ndersa per ate te Divjakes nuk ka patur deri me tani ndonje indicie qe mund ta beje pjese te kesaj liste.

Kështu që lista reduktohet në tre emra, konkretisht Armando Subashi i Fierit, Dritan Leli i Vlorës dhe Jorgo Goro i Himarës.

Të tre këta janë emra që, ose janë sulmuar nga Rama, ose që kanë qenë të përfshirë në çështje të hetuara nga SPAK, siç është edhe rasti i Armando Subashit, i cili është marrë edhe në pyetje nga prokuroria për çështjen e Inceneratorëve.

Ndërkohë që sa i përket Lelit të Vlorës, dihen tashmë marrëdhëniet me Ramën.

Ky i fundit nuk ia fali refuzimin që Leli i bëri kërkesës së tij që të dorëzonte mandatin e kryebashkiakut dhe të bëhej deputetë.

Që prej atëherë ai ka qenë shpesh në qendër të sulmeve të socialistëve.

Kongresi i shkuar i socialistëve u duk se solli një ndryshim në raportet mes tyre, por një takim i disa ditëve më parë i Ramës me disa kryebashkiak dhe zyrtar të tjerë i mbajtur në Vlorë dhe ku Leli nuk ishte ftuar, tregoi të kundërtën.

Ndërkohë që edhe Jorgo Goro megjithëse drejton një bashki periferike, ka qenë disa herë në qendër të kritikave të Ramës, madje edhe publikisht.

Kujtojmë këtu një takim të Ramës me kryebashkiakët të mbajtur një vit më parë në kryeministri, ku ai e sulmoi publikisht Goron, madje duke e sjellë Himarën që drejtohet prej tij si shembull të papastërtisë. /Zoom.al

Tags: goroKryebashkiakLeliRamaSPAKsubashi

Të lidhura

ShareTweetSend

Të lidhura

Atentati ndaj djalit të biznesmenit në Pogradec, flet babai i të arrestuarit: Im bir të marrë…
Aktualitet

Atentati ndaj djalit të biznesmenit në Pogradec, flet babai i të arrestuarit: Im bir të marrë…

25/06/2022
VIDEO | Fenerbahçe shkërmoq Tiranën, kampionët e Shqipërisë të brishtë ndaj gjigandëve të Turqisë
Slider

VIDEO | Fenerbahçe shkërmoq Tiranën, kampionët e Shqipërisë të brishtë ndaj gjigandëve të Turqisë

25/06/2022
Shqipëria do të përfshihet javën tjetër nga i nxhehti afrikan, temperatura deri në 39 gradë
Aktualitet

Shqipëria do të përfshihet javën tjetër nga i nxhehti afrikan, temperatura deri në 39 gradë

25/06/2022
Zgjedhjet në PD, ja kush është kryetari i ri i PD-së në degën 12 në Tiranë
Politikë

Zgjedhjet në PD, ja kush është kryetari i ri i PD-së në degën 12 në Tiranë

25/06/2022
“Kur të vdes fëmija, të vdes edhe shpirti”/ Nëna dhe burri i Hueydas flasin për humbjen e artistes
Aktualitet

“Kur të vdes fëmija, të vdes edhe shpirti”/ Nëna dhe burri i Hueydas flasin për humbjen e artistes

25/06/2022
Lirimi i tmerrit të Greqisë, Berisha: Vrasësit festojnë pasojat e pseudo-reformës
Aktualitet

Lirimi i tmerrit të Greqisë, Berisha: Vrasësit festojnë pasojat e pseudo-reformës

25/06/2022
Lajm i rradhës
VIDEO/Ish-konkurrentja e “Përputhen” nuk përbahet, del toples ne mes te Romës

VIDEO/Ish-konkurrentja e “Përputhen” nuk përbahet, del toples ne mes te Romës














Të fundit

Sport

Tirana i sjell fat Pirro Dhimës, zgjidhet zv/president i Federatës Botërore të Peshëngritjes

25/06/2022
Aktualitet

Atentati ndaj djalit të biznesmenit në Pogradec, flet babai i të arrestuarit: Im bir të marrë…

25/06/2022
Showbizz

Bora Zemani largohet nga “Përputhen”? Ja kush është emri që përflitet se do zëvendësojë

25/06/2022
Slider

VIDEO | Fenerbahçe shkërmoq Tiranën, kampionët e Shqipërisë të brishtë ndaj gjigandëve të Turqisë

25/06/2022
Aktualitet

Shqipëria do të përfshihet javën tjetër nga i nxhehti afrikan, temperatura deri në 39 gradë

25/06/2022
Politikë

Zgjedhjet në PD, ja kush është kryetari i ri i PD-së në degën 12 në Tiranë

25/06/2022
Aktualitet

“Kur të vdes fëmija, të vdes edhe shpirti”/ Nëna dhe burri i Hueydas flasin për humbjen e artistes

25/06/2022
Aktualitet

Lirimi i tmerrit të Greqisë, Berisha: Vrasësit festojnë pasojat e pseudo-reformës

25/06/2022
Aktualitet

Po drekonin në një lokal në Radhimë, helmohen 5 persona! Shkojnë me urgjencë në spital

25/06/2022
Sport

VIDEO/Goli i pësuar çmend presidentin e klubit, godet arbitrin dhe e detyron ta anulojë

25/06/2022
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Shqiptarët
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In