Aplikacion
Shoferi i furgonit të nxënësve në shkollën “Fan Noli” ka rrëfyer në emisionin “Me zemër të hapur” këtë detaj.
Për këtë detaj u diskutua më pas në studion e Ola Brukos, me kryeredaktoren e News 24 dhe me zv.drejtorin e Policisë së Tiranës, Idriz Daullja.
Ky i fundit shpjegoi se sipas hetimeve, i rrituri kishte ndërhyrë për të ndarë adoleshentët.
Pjesë nga biseda në studio:
Hervin Çuli: Nuk u fol kush ishte një person i rritur që goditi me shpullë atë ditë para se ta godiste Mario me thikë.
Anila Jole: E pohoi shoferi i furgonit në emisionin “Me Zemër të Hapur”, kur e ka pyetur kush ishte ai që të goditi…
Hervin Çuli: Martini ua ka treguar të gjithë shokëve të klasës. Konflikti ka nisur të premten pse me sheh kështu, ashtu, i ka thënë s’po të shihja ty por po shaja për punën e sportit. Ndërkohë që ka goditur Mario, ka goditur edhe një person tjetër, e ka goditur me shpullë.
Idriz Daullja: Nga dëshmitë që janë marrë, personi ka ndërhyrë për t’i ndarë. Nuk mund të aludojmë ça kanë diskutuar.
Më herët, edhe shoku i Martinit, Luis Meçja gjatë deklaratës së tij ka përshkruar për një person tjetër që e ka kapur kur po përleshej.
“Mbaj mend që shoku i Marjos, një djal me flokë të gjata më goditi pas shpine. U ktheva, e godita. Kur u ktheva përsëri pash që Mario kishte nxjerr thikën dhe po godiste Marinin në zemër, shkova direkt për të mbrojtur Martinin. Më pas më kapi një burrë që nuk e pash kush ishte, më kapi dhe më ngriti në ajër”, tha Luis Meçja.
Berisha: Viktima Alfred Dedja, menaxher dhe dëshmitar në vendin ku u copëtua trupi i Jan Prengës