zoom

Aktualitet

Kush është Endri Mustafa që u vra sot në Shkodër dhe si u ekzekutuan dy shokët e tij 3 vjet më parë

Endri Mustafa ishte një emër i njohur për drejtësinë. 32 -vjeçari i ekzekutuar sot në zonën e Livadeve në Shkodër ishte arrestuar në vitin 2016 për grabitje me dhunë. 

Në datë 7 qershor 2016, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër shkuan të dëmtuar 2 shtetas me iniciale:
-E.Gj, 27 vjeç, banues në Bërdicë, Shkodër
-G.M, 24 vjeç, banues në Shkodër.

Policia tha se shtetasit E.GJ i kanë marrë nën kërcënimin e armës në lagjen Guerile, Shkodër (në një zonë të pabanuar) 150.000 lekë të reja dhe një telefon i-Phone disa persona të armatosur dhe të maskuar me tre automjete: BMW X5, Ford Focus ngjyrë të zezë dhe një autoveturë.

Policia e Shkodrës organizoi një operacion të koduar me emrin “Livadhet” dhe arrestoi shtetasit: 

– Ardit Torishta, 23 vjeç, banues në Shkodër.
– Bekim Torishta, 20 vjeç, banues në Shkodër.
– S.B, 16 vjeç, banues në Shkodër.
– Endri Mustafa, 27 vjeç, banues në Shkodër (i dënuar më parë për plagosje).

si dhe u bë shpallja në kërkim e shtesasit A.Bilali, 27 vjeç, banues në Shkodër.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen se janë autorë të veprave penale “Vjedhje me armë”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve e municioneve lufatrake” kryer në bashkëpunim, ndaj shtetasve me iniciale E.Gj dhe G.M.

Po ashtu u arrestua edhe Astrit Bilali, babai i shtetasit të shpallur në kërkim. 

Astrit Bilali dhe vëllai i tij, Ibrahim Bilali u vranë në vitin 2019 në Kiras, që të dy të përfshirë në disa ngjarje kriminale në qytetin verior, siç ishte edhe grabitja me plagosje, ku mori pjesë Endri Mustafa. 

Por nuk dihet nëse vrasjet kanë lidhje me grabitjen. 

Vëllezërit Bilali njihen si pjesë e grupit të Bajrave, të cilët kanë qenë të përfshirë në një konflikt me shumë viktima me fisin Liçi, ndërsa CV e tyre kriminale duket se nuk është e vogël. Fatbardh Liçi u ekzekutua më 10 gusht të 2018-ës.

Astrit Bilalit i del emri edhe si i përfshirë në grupin e famshëm të Shijakut, Avdylajt, të njohur tashmë për trafikun e lëndëve narkotike. /Zoom.al