zoom

Politikë

Kush është deputeti i PD-së që shkriu së qeshuri Bashën dhe Gjiknurin: Me kë talleni ju ore…

Deputeti i Lushnjës në grupin parlamentar të PD-së, Sajmir Korreshi mbajti dje në foltoren e Kuvendit fjalën e tij, ku kritikoi qeverinë për gjendjen e vështirë në të cilën ndodhet vendi.

Por gjatë fjalës së tij, i shkriu deputetët e tjerë në sallë së qeshuri.

“Ju thoni kemi bërë shëndetësinë jashtëtokësore. Po hajde njëherë në spitalin e Lushnjës, të del miu nga këmbët e nuk di ku të vesh. Ju jetoni në ëndrra. Thoni se do bëni shkolla por nuk kemi më nxënës se të gjithë fëmijët kanë ikur,” tha deputeti i Lushnjës.

Por siç duket ankesat e tij nuk përmbajtën dot të pranishmit e tjerë, përfshirë kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, si dhe deputetin e PS-së, Damian Gjiknuri.