zoom

Slider

Kurti i bën thirrje opozitës: Mos më shkarkoni edhe njëherë, sepse mandej…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka raportuar ditën e sotme para deputetëve në Kuvend, strategjinë e qeverisë, në dialogun me Serbinë, në prag të takimit me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç në Bruksel.

Në fund të fjalës së tij, Kurti ka pasur një luftje për deputetët e opozitës, duke i kërkuar që të mos e shkarkojnë sërish

“E kam veç një lutje në fund. Mos më rrëzoni edhe një herë, se mandej…Ju faleminderit”, tha Kurti, duke shkaktuar të qeshura në sallë.

Sakaq, Kurti ka folur përsëri në seancën e Kuvendit, ku po diskutohet për dialogun, duke thënë se opozita nuk e ka kuptuar mirë pikën e rendit të ditës.

“Keni një problem themelor, ai është që disa që i dëgjova kanë folur duke marrë pjesë në një seancë tjetër, kjo nuk është për dialogun e për takimin e të martës, më lejoni të ua lexoj pikën e rendit të ditës”, ka thënë Kurti duke e lexuar pikën e rendit të ditës.

Replika e Kryeministrit Kurti me kryetarët e subjekteve opozitare:

“Ne jemi në të njëjtin vend, në të njëjtën kohë por ju jeni në një seancë tjetër. Po flisni për një pikë të rendit të ditës që nuk është, duhet të kërkoni shmangie paraprakisht, sepse nuk është në rend të ditës takimi i të martës. Kjo seancë është që ne t’i nxjerrim mësimet tona nga gabimet e juaja. Pra, diskutim mbi ecurinë e deritanishme, prandaj është raporti dhe fjala ime”.

“10 vjet dialog tuajin, ne duhet ta trajtojmë, që t’i nxjerrim mësimet për të ardhmen, ky është kuptimi i pikës së katërt. Po e bëjmë një përmbledhje të diskutimit për gabimet 10 vjeçare sepse ato janë të domosdoshme për të mos u përsëritur”.

“Në javën e ardhshme nuk do të ketë takim të ri të dialogut të vjetër, nuk do të jetë një takim i radhës i të njëjtit dialog që na ka sjellë në këtë situatë, por do të jetë takim për dialogun e ardhshëm. Ky është dallim i madh konceptual”.