E premte, 27 Maj, 2022
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt
Zoom.al
  • Fillimi
  • UKRAINA
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Shqiptarët
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Login
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • UKRAINA
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Shqiptarët
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
No Result
View All Result
Zoom.al
Home Shqiptarët

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri

22/02/2021
in Shqiptarët, Të gjitha
0
Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u shpreh i bindur se qeveria e tij do të ketë votat e mjaftueshme në Kuvend pa pasur nevojë për një koalicion paszgjedhor. Ai thotë se mund të marrë vota nga deputetë jo-serbë si dhe nga ndonjë deputet tjetër opozitar.

Në një intervistë për Agjencinë Bullgare të Lajmeve (BTA), Kurti flet edhe për dialogun, duke thënë se do të hapet një kapitull i ri me Serbinë përmes një dialogu të sinqertë. Ai ka përsëritur se dialogu do të jetë prioritet i katërt pas punësimit, drejtësisë dhe pandemisë COVID-19.

Në lidhje me integrimin në Bashkimin Evropian, Kurti deklaroi se do të punojë me pesë vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, si Spanja, Sllovakia, Rumania, Greqia dhe Qipro, për të ndryshuar mendim rreth mëvetësisë së Kosovës.

Intervista e plotë:

BTA: Kush do të ishte partner i mundshëm në qoftë se do të kishte nevojë për një koalicion qeverisës?

Albin Kurti: Ne veçse e kemi bërë koalicionin para zgjedhjeve, dhe ky koalicion parazgjedhor të cilin e kemi krijuar me listën e Presidentes Vjosa Osmani, gjë që ka bërë që këto zgjedhje të parakohshme të shndërrohen në referendum të njerëzve, ku ne arritëm fitore me një lumë votash. Si pasojë, ne nuk shohin asnjë parti tjetër nga “garda e vjetër” apo “Ancien Régime” siç parapëlqejmë t’i quajmë, si partner të ardhshëm të qeverisë sonë. Si rrjedhojë, nëse me 50 për qind të votave, ne nuk kemi 61 deputetë të parlamentit për shkak të 20 vendeve të rezervuara për minoritetet, ne planifikojmë të marrim deputetë të parlamentit nga minoritetet joserbe, dhe ndoshta disa anëtar të parlamentit nga opozita të cilët thjeshtë do të donin të përfaqësonin njerëzit të cilët i kanë votuar, përkundër partive të cilave u përkasin. Jam i bindur se qeveria jonë do të ketë shumicën, pa pasur nevojë të hyjë në asnjë lloj negociatash me ata të cilët janë mundur nga lista jonë e përbashkët.

BTA: Cilat janë disa nga problemet kryesore në Kosovë të cilat synoni t’i zgjidhni, dhe çfarë hapash do të merrni për t’i zgjidhur ato?

Albin Kurti: Përkundër rajonit, moshës, apo nacionalitetit në Kosovë, njerëzit pajtohen në atë se janë dy çështje të pazgjidhura: punësimi dhe drejtësia. Kështu që, ne planifikojmë të kemi investime intensive të punës për të ngritur nivelin e punësimit, veçanërisht tek të rinjtë dhe gratë, dhe nga ana tjetër, ne planifikojmë të luftojmë korrupsionin dhe krimin, dhe të sjellim rregull e ligj dhe të krijojmë Bankën Zhvillimore për të ulur normat e interesit dhe për të rritur grejsperiudhat, në mënyrë që të kemi më shumë investime, nivel më të lartë punësimi, më shumë prodhim, më shumë eksporte, më pak importe, dhe në këtë mënyrë të dalim nga kjo krizë e shumëfishtë në një hekurudhë të progresit socio-ekonomik. Ne kandiduam dhe fituam me biletën e punësimit dhe drejtësisë.

BTA: Cila është perspektiva juaj mbi dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, dhe cili është propozimi i qeverisë së re për vazhdimësinë e këtij dialogu?

Albin Kurti: Këto janë ditët që festojmë përvjetorin e 13-të të shpalljes së pavarësisë, dhe kemi vënë re se në çdo sondazh, në çdo pyetësor, opinion publik, lokal apo internacional, dialogu me Serbinë është prioriteti numër gjashtë ose shtatë. Ne do të bëjmë një koncesion dhe ta shndërrojmë në prioritetin numër katër pas punësimit, drejtësisë dhe pandemisë Covid-19. Ne do të hapim një kapitull të ri me Serbinë përmes një dialogu të sinqertë bazuar në dyanshmëri dhe barazi, ku të dyja palët do të shpalosim marrëveshjet paraprake të këtyre gjashtë viteve të dialogut në Bruksel ku Beogradi thotë se kemi 47 marrëveshje, ndërkohë që ne insistojmë që kemi vetëm 33 të tilla, disa prej të cilave do të implementohen pjesërisht, disa plotësisht, e disa nuk do të implementohen fare. Sidoqoftë, nuk do të jetë e lehtë, mirëpo unë shpresoj se do të arrijmë të krijojmë një dialog të ri nën kujdestarinë e Brukselit dhe më ndihmën e Shteteve të Bashkuara. Ne duam që qasjen transaksionare të ish-Presidentit Trump ta shndërrojmë në një qasje transatlantike, duke pasur parasysh që normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë duhet të normalizojë vetë Serbinë dhe njëherit edhe Kosovën. Ne kemi nevojë për zhvillim. Serbia duhet të përballet me të kaluarën e saj; ata shpallen katër luftëra në ish-Jugosllavi, dhe kanë nevojë te demokratizohen. Unë besoj se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë nuk duhet të bëhet në kurriz të normalizimit të këtyre njësive të veçanta, përkatësisht Serbi dhe Kosovë.

BTA: Si e shihni integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian?

Albin Kurti: Integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian është një proces që po ecën shumë ngadalë. Kjo për arsye se nga njëra anë, ne akoma nuk kemi liberalizimin e vizave, megjithëse kemi plotësuar të gjitha kriteret. Kurse nga ana tjetër, kemi pesë vende mosnjohëse: Spanjën, Sllovakinë, Rumaninë, Greqinë dhe Qipron. Unë planifikoj të punoj me këto shtete dhe t’i bind ato se nuk duhet t’i frikësohen pavarësisë së Kosovës dhe njohjes së saj, dhe se nuk duhet ta krahasojnë veten e tyre me Serbinë e cila kreu gjenocid në pranverën e 1999-ës në Kosovë. Integrimi i Kosovës në BE është diçka që të gjithë njerëzit në Kosovë e duan, mirëpo unë njëherit e di që ne nuk do të futemi në BE, por nga vetja dhe brenda vetës, ne do të krijojmë vlera dhe standarde evropiane. Gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor, akoma e pa integruar në BE, nuk janë thjeshtë fqinjë të BE-së, meqenëse jemi të rrethuar nga BE-ja, dhe të gjitha këto gjashtë shtete duhet të përfshihen sa më shpejtë të jetë e mundur. Ballkani dhe BE-ja janë shumë të rëndësishëm për njëri-tjetrin.

BTA: Cili besoni se është roli i Bullgarisë në integrimin e Kosovës në BE?

Albin Kurti: Bullgaria është aleat i afërt, dhe në besojmë se mund të mësojmë shumë nga Bullgaria kur bëhet fjalë për integrim në Bashkimin Evropian. Qeveria jonë do të aplikojë për statusin e kandidatit, dhe unë shpresoj që të bashkëpunojë nga afër me Bullgarinë, si kur bëhet fjalë për integrimin në Evropë, por njësoj edhe kundrejt marrëdhënieve tona bilaterale, sepse unë mendoj se sa i përket bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor, ne mund të ndajmë dhe të shkëmbejmë shumë më shumë se deri tani. Ne i takojmë Evropës Juglindore, kemi histori të përbashkët dhe besoj se ndajmë edhe qëllime dhe interesa të përbashkëta.


Të lidhura

ShareTweetSend

Të lidhura

Mori tre puthje nga holandezët gjatë raportimit, Gazetarja: Nuk dija çfarë të thoja
Showbizz

Mori tre puthje nga holandezët gjatë raportimit, Gazetarja: Nuk dija çfarë të thoja

26/05/2022
Shkatërrohet grupi shqiptar i trafikut në Itali, paratë e krimit i pastronin në Shqipëri
Shqiptarët

Shkatërrohet grupi shqiptar i trafikut në Itali, paratë e krimit i pastronin në Shqipëri

26/05/2022
Burgim të përjetshëm për shqiptarin në SHBA. Rekrutonte anëtarë për ISIS
Shqiptarët

Burgim të përjetshëm për shqiptarin në SHBA. Rekrutonte anëtarë për ISIS

26/05/2022
U shtir si i dëmtuar, këto pamje të futbollistit të Romës po bëjnë xhiron e rrjetit
Të gjitha

U shtir si i dëmtuar, këto pamje të futbollistit të Romës po bëjnë xhiron e rrjetit

26/05/2022
Greqi/ Arrestohet 30-vjeçari shqiptar, tentoi të përdhunonte polaken që njohu në Facebook
Shqiptarët

Greqi/ Arrestohet 30-vjeçari shqiptar, tentoi të përdhunonte polaken që njohu në Facebook

26/05/2022
U masakrua me thikë, arrestohet vrasësi i shqiptares në Itali
Shqiptarët

U masakrua me thikë, arrestohet vrasësi i shqiptares në Itali

26/05/2022
Lajm i rradhës
Çështja “Suarez”! Federata Italiane e Futbollit presion Juves

Çështja “Suarez”! Federata Italiane e Futbollit presion Juves














Të fundit

Aktualitet

VIDEO/Aksident te Pazari i Ri në Tiranë, makina kthehet përmbys

27/05/2022
Lifestyle

“Takimet tërhiq, por mos e këput janë një tërheqje e luftës ndaj emocioneve”

26/05/2022
Aktualitet

Emri, ja kush është personi që mbeti i plagosur nga zjarri që ra në një banesë në Tiranë

26/05/2022
Showbizz

Mori tre puthje nga holandezët gjatë raportimit, Gazetarja: Nuk dija çfarë të thoja

26/05/2022
Bota

Pas ftesës së Vuçiç, Abazoviç konfirmon pjesëmarrjen në takimin e Ballkanit të Hapur

26/05/2022
Aktualitet

Një i plagosur nga zjarri në banesë, policia del me njoftim zyrtar: Ja çfarë ka ndodhur

26/05/2022
Aktualitet

VIDEO/Një shtëpi përfshihet nga flakët në Tiranë, rrezikohet i gjithë pallati

26/05/2022
Bota

“Më detyruan të ulesha në gjunjë dhe të thoja lutjen”, dëshmia e ukrainasit që i shpëtoi rusëve

26/05/2022
Aktualitet

Vrasja para shkollës së djalit, dalin pamjet kur 28-vjeçari ther me thikë shqiptaren

26/05/2022
Showbizz

VIDEO/Ish-konkurrentja e “Përputhen” nuk përbahet, del toples ne mes te Romës

26/05/2022
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • UKRAINA
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Shqiptarët
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In