zoom

Slider

Kuqezinjtë nisin përgatitjet, Duka viziton kombëtaren: Kemi bërë gjithçka, synojmë kualifikimin

Në premier të trajnerit Sylvinho, presidenti FSHF-së, Armand Duka ndoqi nga afër seancën e parë stërvitore të kuqezinjve në “Shtëpinë e Futbollit”.

Duka u shfaq entuziast, ndërsa foli për pritshmërit kundër Polonisë dhe impresionet e para për trajnerin Sylvinho.

Stërvitja – “Ditë e veçantë, pasi është hera e parë që ekipi Kombëtar po stërvitet në ‘Shtëpinë e Futbollit’. Diferencat sot në futboll janë të vogla. Nëse i bashkon të gjitha bashkë, hedh hapin cilësor për të shkuar lart. Kjo është risia për t’i krijuar kushte më të mirë Kombëtares dhe për të patur rezultate më të mira”.

Përshtypjet e para nga Sylvinho – “Ndryshe nga më parë, stafi ka qenë i  angazhuar 100% në Shqipëri. Trajneri dhe stafi tij duken më aktivë, edhe lojtarët duken me një energji më shumë pozitive. Shpresoj që kjo energji të na ndihmojë për të arritur një rezultat pozitiv në Poloni”.

Grumbullimi në Tiranë – “Kërkesa kryesore ka qenë ta nisnim edicionin në “Shtëpinë e Futbollit”. Faleminderit administratës së FSHF-së, kanë punuar nga 24 orë për ta patur gati për sot”.

Objektivi – “Ekipi është i angazhuar, shpresojmë të marrim rezultat pozitiv në Poloni. Kemi bërë gjithçka për ekipin kombëtar. Objektivi ynë është kualifikimi në Euro 2024. Sigurisht që nuk është grup i lehtë, luhet në periudhë të ngushtë. Uroj të kemi sa më shumë të reja sa i përket rezultateve”, tha Duka.

Shqipëria e nis fushatën kualifikuese të eliminatoreve të Euro 2024 në datën 27 mars në Varshvë kundër Polonisë duke filluar nga ora 20:45. /zoom.al/