zoom

Aktualitet

Kundërshtoi me dhunë për shkak të detyrës punonjësit e policisë, arrestohet i riu në Tiranë

Një 25 vjeçar me iniciale A.S  është arrestuar, me akuzën se ka kundërshtuar me dhunë për shkak të detyrës punonjësit e policisë.

Sipas policisë, se gjatë kontrollit fizik 25-vjeçarit iu gjetën një sasi me lëndë narkotike kanabis.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. S., 25 vjeç, sepse ka kundërshtuar me dhunë për shkak të detyrës punonjësit e policisë. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, Forca e Posaçme ‘Shqiponjat’ gjeti dhe sekuestroi sasi me lëndë narkotike kanabis”, njoftoi policia.